Vota e Shqiperisë kundër SHBA-ve, u shit në këmbim të një afere korruptive 500 milionë dollarë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lipjanasi sulmon motren e tij, arrestohet

Sipas raporit Policisë bëhet e ditur se është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari...

Mbahet Seancë Solemne në shënim të 14 qershorit, Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Lipjanit

Shënimin e kësaj dite përfaqësuesit e Komunës së Lipjanit, të prirë nga Kryetari Imri...

Kryetari i grupit të këshilltarëve të PD-së në bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku ka hedhur një akuzë të fortë për votën kundër të Shqipërisë në OKB kundrejt SHBA-së. Ai shprehet se qeveria e shiti votën në këmbim të një afere korruptive 500 milionë dollarë. Çollaku denoncoi se është një president klubi futbolli në Shqipëri që po lobon fuqishëm për biznesin, ndërsa paralajmëroi që në ditët në vazhdim do të zbardhë të plotë skandalin.

“Vota shqiptare në OKB është shitur, është lobuar fort nga një apo dy vende të tjera. Vota është ofruar këtyre vendeve për të nxjerrë fitime të një natyre të errët. Njerëz afër Ramës, sekserë të tij dhe biznesmenë. Janë dy apo tre vende, që mendojnë të krijojnë një biznes të madh në Shqipëri me një pjesëmarrje nga biznesmenë nga dy vende dhe vendosi që për ta financuar me një vlerë me 500 mln euro qeveria kërkon një hua të vendi i dytë. Bizneset lobojnë për ta bindur për të dhënë hua, por vendi i dytë heziton, por e ka për zemër çështjen e Palestinës dhe Shqipëria votoi kundër SHBA. Mesa duket vota në OKB ka qenë për të bindur vendin e dytë për të akorduar kredinë 500 milionë dollarë. Biznesi është projektuar që të falimentojë, është skemë korruptive, jo më shumë se pas një viti dhe absolutisht vendimi i qeverisë shqiptare është bërë si hua për të bindur qeverinë e vendit që heziton për ta lejuar këtë kredi 500 mln dollarë që do të shkojë në xhepat e sekserëve të korruptuar. Është një nga skandalet më të mëdha. Pas falimentimit të biznesit barra u mbetet shqiptarëve.” – u shpreh Çollaku për Report TV.

SHIKO MË SHUMË

Policia merr në dorë godinën, protestuesit dalin jashtë perimetrit rrethues të PD

Pas hedhjes së sprajit para selisë së Partisë Demokratike, protestuesit kanë dalë nga perimetri...

7 shenjat e kancerit të qafës së mitrës që gratë i injorojnë

Kanceri ovarian ndikon në qafën e mitrës. Rreth 12 mijë raste të reja të kancerit...

Valë e re dhe e heshtur emigrimi nga Shqipëria

Në Tiranë, revista ekonomike Monitor sapo ka kryer një vëzhgim mbi emigrimin e ri...