Volvo më e bukur në histori feston 60 vjetorin e lindjes dhe sërish është në shitje

PUBLIKUAR

Volvo P1800 konsiderohet nga shumë njerëz si Volvo më e bukur e të gjitha kohërave, dhe madje edhe më shumë.

Pa dyshim, P1800 mund të renditet në listën e ngushtë për makinën më të mirë të mijëvjeçarit të fundit, dhe arsyet për një lavdërim të tillë nuk duhet të deklarohen në mënyrë specifike, transmeton Telegrafi.

Prandaj do të themi edhe këtë, se legjenda feston 60 vjetorin e lindjes në mënyrën më të mirë të mundshme – duke u kthyer në prodhim.

Dhe jo vetëm kaq, vetura e famshme mori një edicion garash. Ajo përfaqësohet nga Cyan Racing, dhe është më shumë sesa thjesht një restaurim.

Pjesa e jashtme është perfekte, pjesa e brendshme edhe më e mirë, dhe nën kapak ka një motor 2.0 turbo nga S60 TC1.

Ai motor i jep 420 kuaj fuqi dhe 455 Nm.

Kjo veturë pritet të kushtojë rreth 500 mijë euro. / Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...