Volvo i parë elektrik arrin në rrugë

PUBLIKUAR

Një vit pas premierës së tij botërore, filloi prodhimi i Volvo XC40 Recharge P8 AWD.

Volvo, sikurse edhe BMW, nisi prodhimin e modelit të parë elektrik SUV në fund të shtatorit, transmeton Telegrafi.

Ashtu sikur në rastin e BMW iX3, i cili është i ngjashëm me X3 konvencional, prodhuesi suedez ka dizajnuar SUV-in e tij elektrik me XC40 të rregullt.

XC40 Recharge P8 AWD është montuar në një platformë mekanike Compact Modular Architecture (CMA) të zhvilluar së bashku me grupin kinez Geely, i cili gjithashtu zotëron Volvo.

Sistemi i shtytjes elektrike ndahet me modelin Polestar 2 dhe përbëhet nga dy motorë elektrikë me një fuqi totale të kombinuar prej 408 kuaj fuqi (300 kW). Falë tyre, Recharge XC40 përshpejton nga 0-100 km/orë për 4.9 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është e kufizuar në mënyrë elektronike në 180 km/orë.

Motorët ushqehen nga një bateri litium-jon 78 kWh, e cila siguron autonomi maksimale deri në 418 km, sipas standardit WLTP.

Volvo XC40 Recharge është prodhuar në Belgjikë dhe çmimi në Gjermani fillon nga 60.437 euro. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...