Volvo besohet se është duke punuar në një V60 të ri (Foto)

PUBLIKUAR

Shtresat e mëdha të kamuflazhit, nuk tregojnë pothuajse asgjë tjetër, vetëm se është një Volvo

Reporterët që merren me vetura të reja, e kanë parë gjatë fazës së testimit, një makinë të re nga Volvo, që sipas të gjitha gjasave është një V60, transmeton Telegrafi. Por, shtresat e mëdha të kamuflazhit, nuk lënë të vërehet asgjë tjetër, por kapëseve në rrota që janë shumë më të mëdha se të paraardhësit.

Makina ishte shumë më e ulët se V60 i tanishëm, duke lënë të kuptohet se mund të jetë një model sportiv. Në këtë formë, prodhuesi suedez mund të jetë duke e krijuar një veturë të re, me të cilën do rivalizojë BMW M dhe Mercedes-AMG.

Pavarësisht shtresave që kryen punën si duhet, njohësit e makinave besojnë se do të ketë pamje agresive dhe fuqi të lartë. Kjo bie ndesh me parimet e kompanisë Volvo, që njihet për siguri të lartë dhe komoditet, ndërsa fuqinë dhe përformancën i ka në rend të dytë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...