Volvo bën të ditur datën e prezantimit të modelit S60 (Foto)

PUBLIKUAR

Prodhuesi suedez Volvo, do ta prezantojë modelin S60 tërësisht të ri, në fabrikën e re në Karolinën e Jugut

Makina që u lansua më 2010 dhe i nevojitej një ndryshim i madh, prezantohet gjatë javës që vjen, transmeton Telegrafi.

Gjenerata e tretë e S60, do të prezantohet në një aktivitet modest më 20 qershor, që nuk do të jetë i hapur për të gjithë.

Në të njëjtën kohë, do të shfaqen ambientet e fabrikës së re që e ka ndërtuar Volvo në Karolinën e Jugut të Shteteve të Bashkuara, ku do të prodhohet S60.

Duket sikur një hapësirë e pazakontë për të prezantuar një model kaq të rëndësishëm, por Volvo ka bërë të ditur se më nuk merr pjesë në panaire.

Për dallim prej prodhuesve tjerë, do të organizojë vetëm evente për “qëllime-specifike” – siç e kemi rastin me XC40 2017, që e shfaqi në Javën e Modës në Milano, e jo në një panair të zakonshëm automobilash.

“Nuk i kemi thënë jo panaireve, por do të provojmë edhe prezantime të tjera. Kur të jenë ndryshuar disa gjëra, sigurisht se kthehemi”, thuhet në një raport të kompanisë Volvo, lidhur me vendimin.

Sa i përket modelit S60, nuk ka aq shumë informacione, vetëm se nga një fotografi e rrjedhur, shihet se është një version i tkurrur i S90.

Pritet të jetë shumë më i fuqishëm se modeli i tanishëm dhe sipas të gjitha gjasave, do të prodhojë 316 kuajfuqi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...