Volkswagen tregon më në fund dukjen që do ta ketë Golf GTI

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Ka filluar numërimi së prapthi, sa i përket prezantimit të kësaj makine

Tani që janë bërë katër muaj, që kur u lansua Golfi i ri, të gjithë ishin duke pritur se kur do të shfaqet Golf GTI i ri, transmeton Telegrafi.

Megjithëse është mbajtur fshehtë në mënyrë shumë të mirë, më në fund është treguar dukja e këtij modeli, që do ta shohim pas dy jave në Geneva Motor Show.

Në imazhin e shpërndarë, shihet vetë pjesa e përparme e kësaj makine që e ka grillin sikur hojet e bletëve, hapësira të mëdha për ajrosje si dhe dritat opsionale për funksion ditor.

Kjo nuk është hera e parë që shihet Golf GTI i ri, pasi më herët është parë teksa testohej me shtresa kamuflazhi. Vetura kishte linja të ngjashme me modelin aktual, ndërsa në kulm e kishte një krah të gjerë, derisa kishte tjetër gyp për nxjerrjen e gazrave.

Sistemi Car2X që është integruar për herë të parë në këtë makinë, ia mundëson të komunikojë me vetura tjera, derisa Travel Assist ia mundëson gjysmë autonominë edhe ku lëvizë me 200 kilometra në orë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...