Volkswagen tërheq nga tregu edhe 630.000 vetura

PUBLIKUAR

Prodhuesi gjerman i veturave Volkswagen (VW), ka tërhequr nga tregu edhe 630.000 vetura të markës “Porsche”, “Opel”, “Audi” dhe “Mercedes”, në mënyrë që të riparojë softuerin për matjen e emetimit të gazrave, ka bërë të ditur një zyrtar i qeverisë gjermane.

Si pjesë e një hetimi më të gjerë të nivelit të lartë të emetimit të gazrave, qeveria gjermane ka urdhëruar që të kryhen testimet tek një numër i madh i veturave, transmeton Telegrafi.

Volkswagen Group, që zotëron 12 marka, nga Audi deri tek Porsche, Lamborghini, Skoda dhe Seat, në shtator të vitit të kaluar është futur në krizën më të rëndë në historinë e kësaj kompanie, kur edhe u zbulua mashtrimi me emetimin e gazrave në 11 milionë vetura të shitura në mbarë botën. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...