Volkswagen prezantoi pjesërisht makinën e re elektrike (Foto)

PUBLIKUAR

Modeli ID.3 ka ngjashmëri të madhe me Volkswagen Golf

Në këtij viti, Volkswagen do ta lansojë makinën e re lektrike nga linja ID. që për herë të parë do të prezantohet gjatë shtatorit në Frankfurt Auto Show, transmeton Telegrafi.

Bashkë me fillimin e porosive, Volkswagen ka bërë të ditur se modeli është emëruar ID.3 dhe janë shpërndarë disa fotografi, për të treguar dukjen që do ta ketë.

Ashtu siç pritej, makina tërësisht elektrike do të ngjajë shumë me konceptin që e kemi parë në Paris Motor Show. Mirëpo, në imazhet e reja është prezantuar pjesërisht, me disa shtresa kamuflazhi, ndërsa i vërehen disa detaje.

Dritat LED që do të punojnë edhe ditën kanë forma krejtësisht të reja, teksa linjat janë shumë më shdryshe se modelet tjera nga po e njëjta linjë.

Raportohet se Volkswagen ID.3 do t’i ketë tri nivele të autonomisë, duke filluar nga 330 kilometra, 450 kilometra dhe 550 kiloemtra.

Që të trijat do të kenë motor që prodhon deri në 168 kuaj fuqi, ndërsa pritet të jetë një makinë kryesisht urbane. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...