Volkswagen pranon mashtrimin, kërkon falje publike

PUBLIKUAR

Volkswagen AG ka humbur pothuajse një të katërtën e vlerës së saj të tregut, pasi ajo pranoi se ka mashtruar në testet e ndotjes së ajrit në SHBA për vite me rradhë, duke bërë presion mbi Kryeshefin Ekzekutiv, Martin Winterkorn.

Anëtarët kyç të bordit mbikëqyrës do të mblidhet të mërkurën, në mënyrë që të merren vendime për të ardhmen e gjigantit të veturave, transmeton Telegrafi.

Si pasojë e këtyre mashtrimeve, gjiganti gjermani i automobilave ka pësuar humbje prej 23 për qind të aksioneve në bursën e Frankfurtit, përkatësisht ka humbur rreth 15.6 miliardë euro në vlerën e tregut.

Kjo është rënia më e madhe e aksioneve së kësaj marke të automobilave, ndërsa kompania Volkswagen tha se është duke bashkëpunuar me agjensionin e rregullatorëve të automobilave kundër emitimit të gazrave.

Ndërkaq, sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, kompania ka insistuar për një vit se mospërputhjet ishin thjesht teknike.

Winterkorn, i cili ka udhëhequr VW që nga viti 2007, u detyrua të ndal shitjet e makinave të dielën dhe të kërkojë falje publike, duke thënë ndihet “thellësisht keq” me rastin e thyerjes së besimit të publikut dhe do të bëjë “çdo gjë është e nevojshme në mënyrë që të kthejnë besimin e konsumatorëve”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...