Volkswagen Jetta R mund të mos lansohet (Foto)

PUBLIKUAR

Sipas VW, Jetta është një makinë ekonomike dhe ashtu do të mbetet

Që kur Volkswagen e prezantoi gjeneratën e shtatë të Jetta GLI në Chicago Motor Show, është pritur që të shfaqet edhe Jetta R, për të cilën ishte paralajmëruar më herët, transmeton Telegrafi.

Modeli ishte paralajmëruar si shumë i kompletuar, me ngjashmëri të mëdha me Golf R, si dhe sistem të tërheqjes me katër rrotë. Por, me Jetta GLI me 228 kuaj fuqi nga linja e Golf, nuk pritet që Jetta R të jetë edhe më i fuqishëm.

Gjatë një interviste me Serban Boldea, Drejtor i prodhimit në Volkswagen, nuk janë dhënë shumë shpresa për një Jetta që tërheqë me të katër rrotat.

“Nuk mendoj se do të ketë treg për të, Jetta është një makinë më shumë ekonomike” ka thënë shkurt Boldea, duke lënë të kuptohet se mund të mos lansohet ndonjëherë.

Derisa Volkswagen Jetta R nuk pritet të lansohet, Mazda3 dhe Subaru Impreza pritet të jenë sedanët e vetëm me këtë mundësi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...