Volkswagen Jetta i ri me pamje të thjeshtë, por komfor dhe lehtësi maksimale në vozitje (Foto)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Pas disa vitesh që e mbajti në prodhim gjeneratën e gjashtë të modelit Jetta, prodhuesi gjerman Volkswagen më në fund vendosi t’ia prezantoi paraardhësin në Detroit Auto Show.

Kjo model, sikur edhe Golf, është punuar me platformën MQB, ndërsa ndryshimet më të mëdha i ka në pjesën e brendshme, transmeton Telegrafi.

Pjesa e jashtme nuk ka ndryshuar shumë dhe ka pamjen e thjeshtë, të cilën shumë nga njohësit e automobilizmit e kanë cilësuar edhe si bajate.

Megjithatë, disa duan të kenë veturë komode, të lehtë në vozitje dhe jo të kushtueshme, ndërsa nuk brengosen shumë për dukjen, linjat dhe përfundimet.

Sikur edhe paraardhëset që kurrë nuk ranë në sy për pamjen, por u shitën kënaqshëm dhe ishin shumë të kërkuar në treg, njëjtë po vepron edhe Jetta e re që lansohet vitin që vjen.

Me 1.4-litra dhe motor me katër cilindra që prodhon 147 kuajfuqi, ky VW nuk mund të fitojë ndonjë garë, por siguron udhëtim të qëndrueshëm dhe pa ngecje.

Jetta nuk ka enterier që duket sikur kabinë aeroplani, por shoferi ka lehtësira të mëdha në vozitje, teksa udhëtarët janë shumë komod në të.

Për dallim nga disa prodhues tjerë, Volkswagen nuk ka bërë gabime dhe ka instaluar në brendi Apple CarPlay dhe Android Auto, si standard për zbavitje gjatë udhëtimit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...