Volkswagen ID. Roomz kalon pritjet për një SUV elektrik (Foto)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...

Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit

(Përditësuar, ora 13:11)- Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka...

Koha e prodhimit është shumë afër

Prej se e ka nisur linjën e makinave elektrike ID, kompania gjermane nuk ka ndaluar së befasuari me modele të reja, transmeton Telegrafi. Madje, një të tillë e prezantoi edhe në Shangai.

I quajtur ID. Roomz është një SUV elektrik me tri radhë, ngjashëm sikurse Atlas, që tani e kemi parë në rrugë dhe terrene të vështira.

Vetëm se anëtari i gjashtë i ID i ka tejkaluar pritjet për një makinë të tillë, me dizajnin e butë futuristik, motor tërësisht elektrik dhe mundësi të mëdha për vetë vozitje.

Koncepti është i përbërë nga dy motorë elektrik, që së bashku prodhojnë 225 kilovat –ekuivalenti i 302 kuaj fuqive, më pas se 300 kW, apo 402 kuaj fuqi të Audi e-tron.

Me të gjitha këto mundësi, ID. Roomz shpejtësinë prej zeros deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 6.6 sekonda, teksa lëvizë me shpejtësi maksimale prej 180 kilometrave në orë.

Derisa ka mundësi të vozitjes për 450 kilometra, deri në mbushjen e radhës.

Të gjitha këto pritet t’i ketë edhe kur të del prej prodhimit më 2021, ndërsa nuk thuhet se është i vetmi, por do të lansohet edhe ndonjë Volkswagen tjetër nga e njëjta linjë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...