Volkswagen ID. Buzz shpallet vetura elektrike e vitit nga Top Gear

PUBLIKUAR

Volkswagen ID. Buzz është shpallur si vetura e vitit elektrike nga Top Gear Electric Awards 2022.

Anëtarët e jurisë kanë lavdëruar dizajnin e ID. Buzz që është inspiruar nga Volkswagen T1, transmeton Telegrafi.

Karakteristikat në vozitje dhe materialet e përdorura për prodhim, janë theksuar si ndër faktorët kryesor në përzgjedhje.

Redaktorët e Top Gear ishin të impresionuar me hapësirën brenda ID. Buzz, në veçanti me hapësirën në bagazh që është dy herë më i madh se çfarëdo veture SUV.

Ollie Marriage nga departamenti për testimin e veturave në Top Gear, tha se njerëzit që shtiren se bëjnë jetë aktive vozitin SUV, e ata që vërtetë bëjnë jetë aktiv vozitin Buzz.

Buzz është modeli i parë plotësisht elektrik Volkswagen. Është prodhuar në platformën modulare elektrike (MEB). ID. Buzz nga themelet dhe pa kompromis është prodhuar si veturë elektrike.

Pas prezantimit zyrtar është premtuar se do të vjen në treg me variantin me pesë ulëse dhe në variantin ID. Buzz Cargo. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...