Volkswagen ID.3 modifikohet që të duket sikur versioni R

PUBLIKUAR

Makinë elektrike, që ka edhe dukje shumë të këndshme

Konsiderohet si prezantimi më i rëndësishëm i këtij shekulli, ID.3 është makina elektrike e Volkswagen, si pjesë e epokës së tretë të prodhimit pas Beetle dhe Golf, transmeton Telegrafi.

Në pjesën e pasme të ID.3 është vendosur motori elektrik, që prodhon 201 kuaj fuqi që është kapaciteti i njëjtë sa edhe te Golf GTI. Artisti i modifikimit, Kleber Silva ka punuar në ID.3, për ta modifikuar që të duket sikur versioni R, që Volkswagen e përdorë në disa modele.

Vetura është lyer me ngjyrë të kuqe, derisa me gri të errët janë lyer përfundimet e poshtme si dhe kapakët e rrotave që duken shumë agresive. Pjesa e përparme është shumë më sportive, derisa në pjesën e pasme është pak më e ngritur.

Të gjitha këto ndryshime, është e vështirë se mund t’i ketë ID.3 ndonjëherë, për shkak se duhet siguruar se përshtaten me platformën, që duhet të përmbajë bateri të fuqishme.

Linjat e reja dhe ndryshimet shumë të këndshme që i shohim te ID.3, ka mundësi që të barten te ID.4 i ri, që thuhet të jetë po aq i mirë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...