Volkswagen Golf mori një maksimum prej pesë yjeve në testin e sigurisë, megjithëse kishte edhe probleme!

PUBLIKUAR

Brezi i ri i Volkswagen Golf mori një maksimum prej pesë yjeve në testin e sigurisë EuroNCAP.

Rezultatet treguan se kabina e Golfit mbeti e qëndrueshme në përplasjen frontale.

Sidoqoftë, si në rastin e Sharan, dera e pasme është hapur, duke paraqitur rrezik që pasagjerët të bien nga automjeti.

Sekretari i Përgjithshëm i Euro NCAP, Mihel van Ratingen tha se çështjet e hapjes së dyerve janë një gjë e rrallë sot, kështu që është e rëndësishme që VW të gjejë shkakun.

E pajisur me një sistem autonom frenimi urgjence (AEB) si pajisje standarde, Golf ka arritur rezultate të larta sigurie në segmente të tjera.

Përveç perlës së Volkswagen, pesë yje iu dhanë gjithashtu Audi Q8, Ford Puma, MG HS dhe Nissan Juke e re.

‘Fëmijët’ e VAG Group – VW Up, Skoda Citigo dhe Seat Mii kanë humbur dy nga pesë yjet e tyre nga testimi i mëparshëm pasi sistemi AEB është pjesë e aksesorëve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...