Volkswagen fillon prodhimin e modelit ID.4 në SHBA, premton vetura elektrike më të lira

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

SUV-i crossover elektrik i Volkswagen, ID.4 tani po ndërtohet në fabrikën e automjeteve të auto-prodhuesit gjerman në Chattanooga, Tennesse. Është EV-ja e parë e kompanisë që prodhohet në SHBA dhe sinjalizon se një version me çmim më të lirë i ID.4 është në horizont.

VW thotë se planifikon të rrisë prodhimin në objektin e saj në Chattanooga në 7,000 automjete në muaj “më vonë këtë vit”, me synimin për të edhe më shumë automjete në muaj në vitin 2023. Dërgesat e para për klientët priten në tetor të vitit 2022, transmeton Telegrafi.

Modeli ID.4 është EV-ja më e popullarizuar i VW-s, që ka dorëzuar 190 mijë automjete për klientët në mbarë botën që ka lansimi i tij në vitin 2021. CEO i VW, Herbert Diess, i cili do të largohet në shtator, tha në maj 2022 se kompania ka “i ka shitur të gjitha automjetet elektrike në Evropë dhe në SHBA” për këtë vit.

VW tha se fillimi i prodhimit të ID.4 në Chattanooga duhet të ndihmojë në problemet e furnizimit të saj. Kompania ka “një numër të madh të rezervuar për modelin ID.4 aktualisht dhe montimi i lokalizuar duhet të na ndihmojë për të përmbushur këto porosi”, tha një zëdhënës.

Çmimi është një tjetër arsye pse ky lajm është i rëndësishëm. Kur ID.4 u prezantua për herë të parë në vitin 2020, modeli bazë ID.4 ishte vendosur të fillonte nga 40,000 dollarë, që më vonë u rrit në 41,230 dollarë. Kompania tha se donte që modelet ID.4 të prodhuara në SHBA të fillonin nga 35,000 dollarë – ose 27,500 dollarë përfshirë taksat. Megjithatë, ende nuk dihet saktë; Zëdhënësi i VW tha se çmimi do të shpallet së shpejti. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...