Volkswagen emëron modelin e ri në bazë të një perëndie greke (Foto)

PUBLIKUAR

Kompania gjermane do ta prezantojë në Los Angeles Auto Show, modelin e ri që quhet Atlas.

Vetura e quajtur në bazë të perëndisë greke, që sipas legjendës është i detyruar të mbajë Parajsën në krahë për tërë jetën, pritet të jetë shumë e fuqishme, transmeton Telegrafi.

Derisa më tani, kësaj makine i janë bërë disa fotografi teksa testohej nëpër terrene të ndryshme, që janë mjaftë të vështira, por asnjëherë nuk është parë si duhet shkaku i mbulesës kamuflazh.

Sidoqoftë, njohësit presin që kjo veturë për shtatë persona, të jetë mjaftë e kompletuar.

Duke marrë parasysh që Volkswagen së fundmi ka pësuar shumë skandale, besohet me këtë prodhim do t’i vë kapak spekulimeve.

Na mbetet të shohim deri në fund të muajit, kur zhvillohet panairi i veturave në LA të Shteteve të Bashkuara se si duket dhe çfarë përmban ky Atlas. /Telegrafi/

Volkswagen emëron modelin e ri në bazë të një perëndie greke foto 2

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...