Këngëtarja Filloreta Raçi: Të gjithë e kanë vendin e vet, askush si askushi nuk mundet të jetë.

PUBLIKUAR

Filloreta Raçi, pjesëmarrëse në The Voice of Albania shpalos eksperiencën e saj.

LipjaniNews: Çka është muzika për juve?

Filloreta Raçi: Unë jam Filloreta Raçi dhe po prezantohem për të vetmen arsye se jam akoma një artiste që nuk ka mundësi që të dëgjohet zëri ashtu si duhet… Tash do të përgjigjem. Muzika për mua është frymëmarrje, unë nëse nuk do të kisha kënduar edhe nuk do të kisha marrë pjesë në skenë, jam shumë e sigurt që nuk do të egzistoja.

LipjaniNews: Si filloi karriera juaj?

Filloreta Raçi: Karriera ime ka filluar nga mosha 14 vjeçare me pjesmarrjen në “Kosovarja këndon” ( 2009), pastaj kam marrë pjesë edhe në shumë talent show të tjerë e fesivale të këngës argëtuese, të cilat janë, “Albanians Got Talent”, “Top fest 7” ,”Top Fest 9”, “The Voice of Albania” ,“Odeon” – gara “Bëhu yll”, “Zëra hite ndër vite”, “Top Fest 11”. Sukseset më të mëdha i kam pasur në Odeon ku kam qenë finaliste si dhe kam marrë çmimin zëri më i mirë. Në “The Voice” kam shkuar deri në beteja, pastaj jam mundur nga një vokal shumë potent si ai i Lundrimit një djalë nga Dibra i cili ka qenë finalist i skuadrës së Sidit. Aty kam marrë pjesë me një duet shqip, i cili ende permendet dhe dëgjohet e poashtu vlerësohet si dueti më i realizuar.

LipjaniNews: Si erdhi ideja për pjesëmarrje në “The Voice of Albania”?

Filloreta Raçi: Për pjesëmarrjen time në The Voice, kam marrur telefonatë nga Top Channel dhe më kanë ftuar që të marrë pjesë, unë kam shkuar  me vet faktin që më është dhënë një mundësi të dëgjohet zëri im.

LipjaniNews: Cfarë mbresash ju ka lënë ky kompeticion?

Filloreta Raçi: Ky kompeticion më ka bërë shumë të forte e më ka dhënë shancë që të ec tutje që mos ta ndali muzikën. Edhe pse nuk pata fatin të vazhdoj në fazën tjetër kam qenë e bekuar ta këndoj në duet këngën Rrjedh në këngë e ligjërime, poashtu ndjehem e privilegjuar që kam qenë pjesë e skuadrës së Sidrit Bejlerit, një trajner që nuk ka se si të gjendet më i mirë…

LipjaniNews: Si e shihni skenën muzikore shqiptare?

Filloreta Raçi: Skena muzikore shqiptare po flas pa dorëza është një kurth shumë i rrëzikshëm në të cilën duhet të jesh i kujdesshëm për gjithçka. Unë nuk jam njëra prej atyre këngëtarëve që do e preferoja lakuriqësinë, për të pasur sukses apo famë, atë e bëjnë ato të cilat nuk kanë se çfarë të dhurojnë publikut. Përndryshe jam shumë e zhgënjyer, por uroj që shumë shpejt do të ndryshojnë gjërat dhe do të bëhet mirë për të gjithë e sidomos për ne artistët e rinjë që të na jepet hapësirë më shumë.

LipjaniNews: Kë e konsideroni rival në skenën e muzikës?

Filloreta Raçi: Nuk e konsideroj rival askënd, mbase konkurencë ka, nga goja ime nuk do të doja të dilte diçka si rival. Të gjithë e kanë vendin e vet, askush si askushi nuk mundet të jetë.

LipjaniNews: A jeni e dashuruar?

Filloreta Raçi: Jam e dashuruar marrëzisht. Në muzikë, teatër ,familje dhe shoqëri ose them më shkurt të cilët kohëve të fundit më kanë bërë të ndihem e bekuar që i kam.

LipjaniNews: Cili është suksesi më i madh që krenoheni me të?

Filloreta Raçi: Deri më tash The Voice ka qenë i vetmi suksess i imi, sukses tjetër shumë i madh për mua është bashkangjitja ime me një produksion Si OnRecords, përndryshe producent aty janë Zzap & Chriss. I falendëroj djemtë shumë për përkrahjen që po më dhurojnë, poashtu dhe Met Elshanin i cili është një shef, menagjer i punës që bëhet në studio, ka energji edhe është për tu marrë lakmi.

LipjaniNews: Sipas jush cili këngëtar ka vokal të mirë në Kosovë?

Filloreta Raçi: Këngëtari me vokal më të mirë në Kosovë? Ka shumë sidomos prej talenëve të rinjë. Janë të panumërt po që nuk ju jepet mundësia që të dëgjohet zëri i tyre. Vokalët që do kisha pasur dëshirë ti veçoja janë: Eugent Bushpepa, Vedat Ademi Besa Kokëdhima, Aurela Gaçe, Dafina Zeqiri, Përndryshe tash po vjen një vokal i ri në skenë. Ai është Uki Latifi i njohur me nofken Soulkid. Zëri i këtij djali është i veçantë, dhe i uroj shumë suksese të eci sa më lartë.

LipjaniNews: Çka ju premton Filloreta fansave të saj?

Filloreta Raçi: Filloreta nuk e di a ka ende fansa po uroj që do ti bëj, dhe atyre do ju premtoj muzikë dhe vetëm muzikë, uroj të kem përkrahjen e tyre. Juve ju dëshiroj suksese dhe shëndet.

374880_156026827839973_825406314_n

 

Albina Zeneli/LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Bedri Hamza: Do t’i ndreqim marrëdheniet me SHBA-në dhe vendet e BE-së

Pas 9 shkurtit, Bedri Hamza ka thënë se qeveria e tij do të nis...

(VIDEO) Bedri Hamza i fton qytetarët në tubimin përmbyllës: Shihemi të shtunën në sheshin Zahir Pajaziti

  Bedri Hamza i ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë masivisht në tubimin përmbyllës...

Goditet grupi kriminal që falsifikonte dokumente, të arrestuarit nga Kosova e Shqipëria

Policia në Shqipëri ka njoftuar se ka goditur grupin kriminal me pjesëtarë shtetas të...