Vodhi veturën nga familjarët e të dashurës, adoleshenti kreu një varg aksidentesh derisa bënte xhiro

PUBLIKUAR

Mbi adoleshentin kanadez rëndojnë nëntë akuza për shkelje rregullash, ndërsa e ka lënë edhe e dashura

Lidhjet e dashurisë mund të jenë të komplikuara dhe të kenë përfundime të pa pritshme, nëse njëri tradhton, transmeton Telegrafi.

Për një çift të rinjsh në Ontario të Kanadasë, fundi i lidhjes ishte shumë më i çuditshëm, sepse njëri i vodhi çelësat e një Ford Mustang nga familjarët e së dashurës dhe doli të bënte xhiro, ku u përfshi në disa aksidente.

Fillimisht, adoleshenti 16-vjeçar e përplas në një makinë të parkuar në rrugë, ndërsa vazhdoi të voziste me shpejtësi nëpër shumë rrugë.

Më pas, ai u përplas në makinën që transporton të burgosur dhe nuk ndaloi edhe kur policia iu vu nga pas.

Ai hyri në livadhin e një ferme private, ku ngeci në baltë dhe vazhdoi të voziste nga pas, në përpjekje të shmangte policinë.

Kur rrotat vetëm i rrotulloheshin në baltë, disa policë e hapën derën deh e nxorën me forcë, sepse nuk bindej që të dorëzohej.

I riu që është liruar me kusht, ka bërë disa shkelje dhe mbi të rëndojnë nëntë akuza, për të cilat pritet që së shpejti të del para drejtësisë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...