Vlorë, kapen 13 klandestinë afrikanë, u bëhen analiza për Ebolën

PUBLIKUAR

e_1671

Policia e Vlorës ka ndaluar sot, 13 klandestinë nga Siria dhe Eritrea, të cilët po udhëtonin me një furgon. Ata u kapën në zonën e Palasës dhe iu nënshtruan analizave mjekësore nëse janë bartës të virusit të Ebolës.

Klandestinët vinin nga Greqia dhe synonin të kalonin tranzit në Shqipëri për në vendet e Bashkimit Europian. Shoferi shqiptar që i transportonte, u ndalua nga Policia.

Gazetari Gentian Bellaj nga Vlora raportoi se Greqia, poi “dëbon” me dëshirë, emigrantët duke i futur në territorin shqiptar, pasi thuajse përditë raportohen klandestinë që kalojnë kufirin, ndonjëherë edhe nga pikat kufitare me Greqinë. Rasti i fundit është i sotmi.

Ata udhëtonin me një furgon, shoferi it ë cilit u arrestua. Ndërkohë, sipas rregullave të më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, një qarkoreje që i ka shkuar kryesisht qendrave shëndetësore të Korçës dhe Gjirokastrës, klandestinët duhet t’i nënshtrohen një kontrolli të rreptë mjekësor. Duhen marrë për analiza, kampione gjaku, për të gjithë shtetasit nga Afrika e nëse shenja dehidratimi apo sëmundjeje, atyre t’u ofrohet përkujdesje mjekësore.

Klandestinët afrikanë kanë një linjë tashmë, për të cilën tani po flet tërë rajoni dhe vendet e BE-së, një linjë që poi rëndon Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kroacisë, Slloveni drejt Italisë e më tej. Ky është një rrjet trafikimi që ngre alarmin jo vetëm për trafikimin, por edhe për virusin vdekjeprurës të “Ebolës”.

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...