Vlora Limani-Hajnuni uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajram

PUBLIKUAR

Kryesuesja e Kuvendit Komunal në Lipjan Vlora Limani Hajnuni ka  uruar të gjithë qytetarët e Lipjanit për festën e Kurban Bajramit, transmeton LipjaniNews.com

“Të nderuar qytetar, ju besimtar të fesë Islame. Sot me rastin e Festës së Kurban Bajramit, e cila karakterizohet me dy ngjarje madhore në Islam, HAXHIT dhe KURBANIT, që në fakt simbolizon sakrificën, modestinë, dashurinë dhe humanitetin në mes njerëzve, uroj që gjithmonë tek të gjithë ne të mbizotëroi zëri i arsyes njerëzore për paqe, solidaritet dhe tolerancë”.
“Në këtë dhe në të gjitha festat e tjera, gjatë gjithë vitit, të kujtojmë dhe respektojmë të gjitha ata që punuan dhe sakrifikuan për ne dhe shtetin tonë.
Me fat dhe shumë të mira për ju dhe familjet tuaj. Zoti ju bekoftë! V. Limani-Hajnuni”, thuhet më tej në urim./LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...