Vlora Çitaku reagon pas vdekjes së senatorit Bob Dole: Ishte zëri ynë në SHBA

PUBLIKUAR

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vdekjes së mikut të Kosovës, senatorit Bob Dole, raporton Gazeta Express.

Çitaku përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se senatori Dole ishte zëri i kosovarëve në SHBA.

Sipas saj, liria dhe pavarësia e Kosovës janë ngushtë të lidhura me kontributin e tij.

Shkrimi i saj i plotë:

Me dhimbje pranova lajmin se miku ynë i çmuar, Senatori Bob Dole ka ndërruar jetë.

Në ditët tona më të rënda si komb, Senatori Dole ishte zëri ynë në SHBA.

Liria dhe pavarësia e Kosovës janë ngushtë të lidhura me kontributin e Senatorit Dole.

Pusho në paqe Senator. Kemi me të kujtu përjetë.

SHIKO MË SHUMË

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...