Vjeshta mund të sjellë sërish zgjedhje

PUBLIKUAR

vjeshta-mund-t-euml-sjell-euml-s-euml-rish-zgjedhje_hdNë rast se asnjëri nga blloqet politike nuk tërhiqet nga pozicionet aktuale, vendi mund t’i drejtohet zgjedhjeve të reja të cilat do të mbaheshin në vjeshtë. Kështu bëjnë të ditur burime tw gazetës Tribuna, të cilat kanë shpjeguar se derisa Gjykata Kushtetuese pritet t’i japë përgjigje çështjes së mandatarit të qeverisë, zgjedhjet do të mund të provokohen në ditën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Të dy taborët ende nuk e kanë të qartë se cila nga to mund ta propozojë kryeparlamentarin dhe në këtë pikë pashmangshëm deputetët e rinj do të duhej t’i drejtoheshin për interpretim Kushtetueses ose të provonin të bënin zgjedhjen e kryetarit të ri, pa e ditur nëse do ta shkelnin aktin më të lartë juridik.

Kushtetuta nuk lë hapësirë që kryetari i Kuvendit të propozohet dy ose tri herë. Edhe rregullorja e Kuvendit edhe Kushtetuta flasin për një kandidaturë për kryetar të Kuvendit, i cili, nëse dështon të zgjidhet, bën që parlamenti i ri të shpërbëhet dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Pas certifikimit të rezultatit, brenda afatit prej një muaji, presidentja pritet ta thërrasë seancën e parë konstitutive. Mirëpo ajo mund të jetë edhe seanca e fundit e kësaj përbërjeje. /Tribuna/

SHIKO MË SHUMË

Kritikat për protestën në Tiranë, Altin Krasniqi: Pse po i pengon një kategorie të caktuar kërkesa për drejtësi?

Altin Krasniqi, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar lidhur me kritikat që...

Stërmbushet si asnjëherë më parë stacioni i trenit në Prishtinë, s’janë “udhëtarë të vërtetë”!

Stacioni i trenit është stërmbushur në Prishtinë. Mirëpo, bëhet fjalë për një film. “Prishtinës po...

Policia shqiptoi 2049 gjoba trafiku gjatë 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2049...