Vjen turni i gjashtë i policëve sllovakë në kufirin e Maqedonisë me Greqinë

PUBLIKUAR

Njëzet e pesë pjesëtarë të policisë së Sllovakisë sot do të arrijnë në Maqedoni për të mbajtur aktivitete të përbashkëta patrulluese me kolegët nga Maqedonia në kufirin shtetëror me Greqinë, në rajonin e Manastirit dhe Mexhitlisë, informon Ambasada e Republikës së Sllovakisë në Shkup.

Rotacioni i gjashtë i 25 pjesëtarëve të polisicë sllovake është në bazë të Memorandumit për mirëkuptim ndërmjet ministrive të punëve të brendshme të Republikës së Sllovakisë dhe Republikës së Maqedonisë.

Policët do të pajisen në mënyrë adekuate me automjete të terrenit, kamera termale dhe pajisje për shikim gjatë natës. Mandati i misionit policor sllovak do të jetë 30 ditë me mundësi për vazhdim.

Sllovakia në vitin 2016 ka dërguar gjithsejt 125 nëpunës policor, që, siç theksojnë në kumtesën nga Ambasada sllovake në Maqedoni, është kontributi më i madh për kokë banori nga tetë shtetet e huaja të cilat marrin pjesë në operacionet e përbashkëta në Maqedoni.

“Ndihma është shprehje e solidaritetit në zgjidhjen e krizës së migrantëve dhe në kontekst të kryesimit të kohëmëparshëm sllovak në Këshillin e BE-së, ku një nga prioritetet ishte “politikë e qëndrueshme e migrimit dhe azilit””, thueht në kumtesë./MIA/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...