Vjen reagimi i Vuçiqit pas emërimit të Richard Grenell si emisar në negociatat Kosovë-Serbi

PUBLIKUAR

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka komentuar të premten gjatë një konference për media emërimin e ambasadorit Richard Grenell si emisar në negociatat e ardhshme Kosovë – Serbi, raporton Gazeta Express.

Shefi i shtetit serb pas takimit me zyrtarë të Listës Srpska në Beograd ka thënë se do të realizojë një telefonatë me emisarin e sapoemëruar të Trump.

Ai ka thënë se emërimi i Grenell ka qenë befasues për Beogradin duke rikujtuar se bisedimet janë duke u zhvilluar në kornizën e BE’së dhe se SHBA’të tashmë kanë emëruar përfaqësuesin speciale për Ballkanin perëndimor Matthew Palmer.

“Do të shohim se në çfarë drejtimi do të shkojë kjo“ ka thënë ai.

Në Kosovë ndërkaq, është mirëpritur emërimi i bërë nga presidenti amerikan Donald Trump.

Liderët kosovarë kanë shkruar se kjo është shenjë se Amerika do të përkrahë një marrëveshje Kosovë-Serbi në kufijtë ekzistues./GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...