Vjen përgjigja e shpejtë e Putinit pas ofertës së Trumpit

PUBLIKUAR

Kremlini ka thënë sot se është tepër herët të komentojë në propozimin që ia bëri presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, për një marrëveshje me Moskën për reduktimin e armëve bërthamore ruse në shkëmbim që Uashingtoni t’i heqë sanksionet e imponuara ndaj Moskës në lidhje me krizën në Ukrainë.

Në një intervistë me gazetën londineze “The Times of London” të publikuar dje, Trump tha se do t’i propozonte Rusisë heqjen e sanksioneve amerikane në shkëmbim që kjo e fundit t’i reduktojë armët bërthamore, transmeton Express.

Por, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë sot para gazetarëve se Rusia do të presë derisa Trumpi të marrë detyrën si president, e pastaj do të komentojë për këtë çështje.

“Të gjitha këto lajme për marrëveshje paraprake dhe takime nuk përputhen me realitetin. Rusia do të presë derisa Trump të betohet si president e pastaj do të komentojë,” ka thënë ai./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...