Audi ka përgatitur modelin R8 RWD Panther Edition për vitin 2021, me serinë e kufizuar në vetëm 30 njësi.
Makina përdor një motor V10 atmosferik 5.2 litërsh me 540 kuaj fuqi dhe 540 Nm çifte rrotulluese, transmeton Telegrafi.
Kjo makinë shpejtësinë nga 0 në 100 km/orë e arrin për 3.7 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 323 km/orë.




Unike për tregun e Amerikës së Veriut dhe e kufizuar në vetëm 30 njësi, edicioni R8 Panther do të jetë modeli i parë R8 ku fuqia është në rrotat e pasme dhe mbërrin në sallone të makinave këtë dhjetor.


