Vjedhje në një fshat të Lipjanit, ja çfarë bënë hajnat (Video)

PUBLIKUAR

Mbrëmë diku rreth orës 16:00-19:00 ka ndodhur një vjedhje e madhe në një shtëpi në fshatin Konjuh të komunës së Lipjanit.

Sipas policisë, personat që kanë hyrë në shtëpi kanë qenë mirë të përgatitur dhe kanë pasur kohë të mjaftueshme sa për të kontrolluar gjithë shtëpinë dhe për ta dëmtuar atë.

Kjo pasi banorët e shtëpisë gjatë kohës kur ka ndodhur vjedhja kanë qenë në spitalin e Prishtinës. Në shtëpi janë vjedhur gjëra me vlerë si ari, të holla, dokumente dhe pajisje të tjera shtëpiake, shkruan Gazeta Express.

Madje, hajnat kishin arritur që ta çmontonin edhe alarmin e shtëpisë duke e dëmtuar atë.

Ata kishin hedhur rroba nga dritarja në mënyrë që të mund t’i bartnin ato më lehtë gjatë largimit, mirëpo duket se në momentet e fundit familjarët janë kthyer dhe në mungesë të kohës nuk kanë mundur t’i marrin me vete.

Në videot që Gazeta Express ka siguruar nga familja e dëmtuar, shihet rrëmuja që hajnat kanë bërë në shtëpinë e tyre – me rrobat dhe gjësendet e tjera të shpërndara gjithandej nëpër shtëpi. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...