Adoleshenti i kërkon 50 mijë dollarë Elon Musk në këmbim të mbylljes së llogarisë që ndjek fluturimet e miliarderit amerikan

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sot mot i vranët e me shi

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Temperaturat minimale do...

Viktima e aksidentit në Lipjan është një 71-vjeçar

Një person e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur...

Sweeney, 19-vjeç, ka tërhequr vëmendjen e opinionit pasi revista Protocol publikoi rrëfimin e një prej profileve të tij në Twitter.

Fjala është për studentin që ka profilin ElonJet, në të cilin publikon informacione për lëvizjen e aeroplanit privat të biznesmenit amerikan Elon Musk, transmeton Telegrafi.

Sweeney ka edhe disa profile tjera, në të cilat publikon të dhëna publike të qasshme për fluturimet e aeroplanëve private të fytyrave publike siç janë Bill Gates dhe Jeff Bezos.

Megjithatë, profili më i popullarizuar është ElonJet, që e ndjekin mbi 200 mijë njerëz, e këtë popullaritet ka tërhequr vëmendjen edhe të vet Elon Musk.

Muajin e kaluar Musk kontakoi Sweeney të cilit i kërkoi nëse mund të mbyll profilin – duke pretenduar se paraqet rrezik për sigurinë e tij, me c ‘rast i ofroi 5 mijë dollarë.

Por, Sweeney në përgjigjen e tij kërkoi 50 mijë dollarë – duke e porositur se do të ishte ndihmë e madhe financiare për të mbuluar koston e studimeve, e ndoshta edhe për blerjen e Model 3, vetura elektrike që prodhohet nga kompania e Musk – Tesla Motors.

Musk ia ka bërë me dije se do ta mendoj ofertën e tij – por biseda e tyre nuk përfundoi këtu. Sweeney ia tha se hapja e profilit i ka ndihmuar të mësojë më shumë për kodimin dhe se falë tij ka gjetur punë në kompaninë UberJets.

Përveç kësaj, ka shkëmbyer disa fjalë me Musk, që e konsideron si idhull. Megjithatë, tani ka vendosur publikisht ta ndajë historinë e tij, pasi që Musk nuk ka më interesim për atë profil.

“Kam investuar shumë mund në profil, 5 mijë dollarë nuk janë të mjaftueshme”, shpjegoi Sweeney. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...