Vitaminat për fëmijë: A kanë nevojë vogëlushët për suplemente dhe si të dimë cilat vitamina u mungojnë?

PUBLIKUAR

Fëmijët derisa rriten kanë nevojë për marrje optimale të vitaminave dhe mineraleve në mënyrë që të jenë të shëndetshëm dhe të zhvillohen drejt

Jo rrallë hasim në reklama për vitamina të caktuara të fëmijëve dhe suplemente në ushqim për shkak të të cilave vogëlushët do të duhej të ishin më të fuqishëm dhe më rezistues, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, a është zgjedhje e mençur marrja e tillë e vitaminave për fëmijë?

Çfarë dhe sa kanë nevojë fëmijët?

Ekspertët konstatojnë që fëmijëve u nevojiten midis 1000 dhe 1400 kalori çdo ditë. Në moshën midis nëntë dhe trembëdhjetë vjetëve, fëmijët kanë nevojë për 1400 deri 2600 kalori në ditë, mirëpo kjo varet nga ajo sa janë fizikisht aktivë.

Bashkë me kaloritë, është e rëndësishme marrja optimale e vitaminave dhe mineraleve.

Tabela tregon sa do të duhej fëmija juaj të marrë nutrienë të caktuar duke pasur parasysh moshën. Fëmijët kanë nevoja të njëjta për nutrienë si edhe të rriturit, mirëpo në sasi më të vogla.

Derisa janë duke u rritur, është me rëndësi të marrin mjaftueshëm kalcium dhe vitaminë D për eshtra të fortë dhe të shëndetshëm.

Hekuri, jodi, zinku dhe vitaminat A, B12 dhe D janë kruciale për zhvillim të drejtë të trurit në moshën e re. Mirëpo, sipas rregullit,vogëlushët nuk kanë nevojë t’i marrin ata nutrienë nëpërmjet suplementeve.

Ata fëmijë të cilët kanë ushqim të drejtë dhe të balancuar, nuk duhet patjetër të marrin tableta dhe shurupe.

Institucionet shëndetësore rekomandojnë që fëmija të hajë pemë dhe perime të ndryshme, drithëra dhe proteina. Megjithatë, ekzistojnë përjashtime.

Grupet të cilat do të duhej posaçërisht t’i kushtonin kujdes marrjes së nutrienëve janë:

• fëmijët në ushqim vegan
• fëmijët të cilët për shkak të gjendjes shëndetësore nuk absorbojnë mjaft nutrienë
• fëmijët të cilët kanë pasur operacione lidhur me sistemin e tretjes.

/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...