Vitaminat e grupit B dhe migrena

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Preparatet shtesë të vitaminave, B6, B12 dhe acidit folik mund ta zvogëlojnë shpeshtësinë dhe intensitetin e migrenës, ka zbuluar një studim i ri.

Gjatë studimit, pjesëmarrësve çdo ditë u janë dhënë preparate shtesë të vitaminave të grupit B (2 mg acid folik, 25mg vitaminë B6, 400 mikrogramë vitaminë B12), transmeton Telegrafi.

Kohëzgjatja e dhënies së suplementeve ka zgjatur gjashtë muaj, ndërsa pas studimit shpeshtësia e paraqitjes së migrenës është rralluar.

Po ashtu, është treguar se marrja e preparateve shtesë të vitaminave të grupit B zvogëlon për 39% nivelin e homocisteinës- një faktor i rreziku për sëmundjet e zemrës.

Migrena është një sindromë neurologjike që përcillet me kokëdhimbje (zakonisht të njërës anë të kokës), perceptime të ndryshuara (vizive, mpirje etj.) dhe vjellje. Paraqitet më shpesh te femrat se te meshkujt.

Dhimbja e kokës vjen nga tkurrjet e papritura periodike dhe zgjerimi i arterieve në tru, e cila çon në ënjtje të indeve dhe në procese të caktuara kimike, të ndryshimeve në tru.

Ekspertët besojnë se migrenën e shkaktojnë shenjat nervore, të cilat trurit i dërgojnë shenja të gabuara për dhimbje.

Për fat të keq, kjo është një sëmundje mjaft e zakonshme e cila ndonjëherë ka origjinë të trashëguar.

Prodhimet e fermentuara, si: djathi, turshitë, më pas çokollata, mungesa e kafeinës, qepa, lajthitë dhe ushqimet me nitrate mund të ndikojnë në shfaqjen e migrenës.

Po ashtu, ndryshimet hormonale dhe ato klimatike, përdorimi i ilaçeve të caktuara, duhani dhe përdorimi i alkoolit po ashtu ndikojnë në lajmërimin e migrenës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...