Vitaminat dhe mineralet që janë të domosdoshme për t’u mbrojtur nga sëmundjet gjatë ditëve të ftohta

PUBLIKUAR

Mungesa e këtyre vitaminave dobëson imunitetin

Vjeshta është koha kur jemi më të dobët ndaj sëmundjeve, aftësia e trupit që të mbrohet nga viruset dhe bakteret bie, pa marrë parasysh që verës kemi ngrënë mjaft fruta dhe perime. Si rezultat, shfaqen probleme të shpeshta, lodhje kronike, ftohje dhe sëmundje të tjera.

Për këto probleme shkaktarë janë materie të caktuara ushqyese.

Për shkak të mungesës së vetëm pesë nutrienëve bazë mund të shfaqen probleme të caktuara shëndetësore, nga ato të lehta deri te përkeqësimi i sëmundjeve kronike, transmeton Telegrafi.

Cilat vitamina dhe minerale duhet t’i merrni më shumë në vjeshtë dhe dimër?

Vitamina C

Mungesa e kësaj vitamine manifestohet me dobësim të përgjithshëm, lodhje, ftohje të shpeshta dhe gjakrrjedhje të shtuar të mishit të dhëmbëve. Problemin do ta zgjidhni nëse konsumimi më shumë agrume, mollë dhe speca.

Reklama

2. Vitamina D

Simptomat e mungesës së kësaj vitamine janë: çrregullimi i gjumit, mungesa e forcës gjatë ditës, shfaqje e shpeshtë e smaltit të dhëmbëve, si edhe djersitja e madhe. Sugjerohet të merrni suplemente.

3. Zinku

Prania e zinkut në trup është e domosdoshme për enzimë të përfshirë në këmbimin e gazrave, si edhe për formimin e hemoglobinës. Nëse keni mungesë të kësaj substance, konsultohuni me mjekun se cilat suplemente janë alternativa më e mirë. Por jini të durueshëm, duhet kohë për të kompensuar mungesën e kësaj substance në trup.

4. Bakri

Bakri është i nevojshëm për funksionimin e duhur të gjëndrës tiroide. Norma ditore është 3 mg. Ushqimet e mëposhtme do t’ju ndihmojnë të kompensoni deficitin: kikirikë, qiqra, hikërror, borzilok dhe hudhra – liderë për sa i përket përmbajtjes së bakrit.

Reklama

5. Hekuri

Mungesa e hekurit manifestohet me shfaqjen e anemisë, simptomat e së cilës janë lëkura e zbehtë, rënia e flokëve, thonjtë e brishtë, buzët praktikisht pa ngjyrë dhe lodhja ekstreme gjatë gjithë ditës. Është e rëndësishme të dini se vetëm mjeku duhet të zgjedhë se cilin preparat hekuri mund të merrni. Përveç suplementeve, do të ndihmojë edhe nëse pini lëng shege, hani mish viçi dhe mëlçi. /Telegrafi/

LAJME TË TJERA

Kurti publikon foto nga Berna, tregon frazën interesante që ia ka thënë presidenti zviceran

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron për një vizitë zyrtare në Zvicër. Ai...

Shpërthimet në veri, Hovenier: I tronditur, autorët të dalin para drejtësisë

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas shpërthimeve në veri të...

Prishtinë: Arrestohet 44-vjeçari për shitblerje të narkotikëve

Policia e Kosovës ka arrestuar sot të dyshuarin 44-vjeçar, i cili merrej me trafikim...

Jasharaj: Jemi kundër testimit me shkrim për mësimdhënësit

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rrahman Jasharaj ka thënë...

SHIKO MË SHUMË

“Sëmundja e vjeshtës”: Lojërat që na bën shtatori

Këtë gjë më shumë se gjithçka e ndjen trupi i njeriut. Ekspertët konfirmojnë që...

Antibiotikët të tejpërdorur te sinusitet

Antibiotikët duket se shfrytëzohen së tepërmi për sinusit, derisa shumica e këtyre gjendjeve shkaktohen...

Kur digjeni në diell, lyeni lëkurën me qumësht dhe me këtë përbërës: Skuqja do të zhduket menjëherë!

Ja se si më së lehti t’i përballoni djegiet nga dielli Duhet t’i dini të...