Vitaminat dhe astma

PUBLIKUAR

Marrja e ulët e vitaminave mund të shtojë rrezikun dhe seriozitetin e simptomave të astmës, tregon një studim i ri.

Shkencëtarët kanë analizuar rezultatet e 40 studimeve të zhvilluara ndërmjet viteve 1980-2007, me ç’rast kanë arritur të zbulojnë se personat me astmë konsumojnë shumë më pak vitaminë A gjatë ditë në krahasim me personat e shëndoshë, transmeton Telegrafi.

Po ashtu, në hulumtimin e publikuar në revistën “Thorax”, është treguar se personat me simptoma serioze të astmës kishin marrë 50% më pak vitamina sesa personat me simptoma më të lehta.

Vitamina A, më së shumti gjendet në pataten e ëmbël, karotë, spinaq, lakër jeshile dhe perime të tjera me gjethe, pjepër, kajsi dhe kunguj. Disa mëlmesa po ashtu janë të pasura me vitaminën A, dhe mes tyre kryesisht ato që janë krijuar nga specat e thatë.

Në këtë analizë, veç tjerash është vërtetuar edhe lidhja ndërmjet nivelit të ulët të vitaminës C dhe rrezikun për shfaqjen e astmës.

Vitamina C gjendet në frutat dhe zarzavatet, veçanërisht në frutat e freskëta si: portokalle, mandarina, pjepër, banane, pjeshkë, domate dhe speca. Në perime gjendet në ato me gjethe jeshile si: spinaqi, lakra, lulelakra dhe brokoli.

Ky inflamacion shkakton episode të herëpashershme me fishkëllima dhe shtrëngim në gjoks, marrje fryme, kollë, veçanërisht natën ose herët në mëngjes etj.

Shkaktarët e astmës, si edhe të sëmundjeve tjera atopike, janë alergjenët e ambientit jetësor dhe të disa llojeve të ushqimit. Këtu hyn në rend të parë pluhuri i shtëpisë, ku gjendet një lloj tenje.

Trajtimi i astmës është mjaft kompleks dhe i vështirë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...