Vitamina K2 i zvogëlon rreziqet e sëmundjeve të zemrës

PUBLIKUAR

Sëmundjet e zemrës ndodhin kur furnizimi me gjak në zemër ndalohet si pasojë e bllokimit të artereve.

Zakonisht arteret bllokohet si pasojë e akumulimit të depozitave të ndryshme, të cilat kryesisht përbëhen nga kalciumi dhe që ndikojnë në hollësimin e artereve, transmeton Telegrafi.

Kjo pastaj e ndalon gjakun të qarkullojë lirshëm në organe dhe mund të shpie në sulm të zemrës.

Por, çfarë e shkakton këtë të ndodh? Sipas ekspertëve, mungesa e vitaminës K2 mund të jetë shkaktar.

Ndonëse njerëzit e dinë rëndësinë e të pasurit nivele adekuate të kalciumit në trup, shumë pak njerëz e dinë se pa vitaminë K2, kalciumi nuk mund të funksionojë siç duhet.

Kur trupi ka sasi adekuate të vitaminës K2, proteinat aktivizohen, duke e drejtuar kalciumin në eshtra (aty ku nevojitet) dhe duke e mbajtur larg artereve dhe indeve të buta (ku mund të shkaktojë dëme).

Vitamina K2 me vështirësi mund të merret vetëm përmes ushqimit, që nënkupton se 97% e botës perëndimore ka mungesë të kësaj vitamine.

Doza ditore e rekomanduar e vitaminës K2 është 45 mikrogramë, por për ta marrë këtë sasi ju duhet t’i konsumoni ose 4 kilogramë mish, pesë litra qumësht, ose tetë të verdhë të vezës në ditë.

Kjo pra është pothuajse e pamundur, andaj për këtë arsye ju duhet ta merrni vitaminën K2 si suplement ditor.

Përndryshe, vitamina K2 funksionon më mirë kur kombinohet edhe me nutrientë tjerë, siç janë omega-3 dhe vitamina D3.

Omega-3 është acid esencial yndyror i cili njihet si nutrient i shëndetshëm për zemrën, ndërkaq vitamina D3 gjithashtu ndihmon në rregullimin e sasisë së kalciumit në trup. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...