Vision Mercedes Simplex është një makinë që nuk është parë ndonjëherë

PUBLIKUAR

Ndërlidhje mes formës së vjetër të veturës, me modernizim të madh teknologjik

Mercedes e prezantoi në Frankfurt Motor Show, të shumëpriturin Vision EQS, krahas një furgoni elektrik, transmeton Telegrafi.

Ishte vetëm çështje kohe, kur do të sillte diçka që do të befasonte dhe pa kaluar shumë kohë, u shfaq Vision Mercedes Simplex.

Kjo makinë që nuk është parë ndonjëherë, ndërlidhë të kaluarën e kompanisë, me teknologji shumë të lartë.

Struktura e makinës, është e njëjtë me atë që Mercedes e ka prodhuar për herë të parë më 1901. Pjesët tjera, janë teknologji e avancuar, që nga lartë, bëjnë të duket më shumë si një dron.

Dizajni është shumë revolucionar, megjithëse nuk dihet nëse Vision Mercedes Simplex, do të del ndonjëherë nga prodhimi me këtë dukje kaq të mirë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...