Virusi “Ebola”: Kosova, s’ka nevojë për panik

PUBLIKUAR

4

Virusi vdekjeprurës afrikan “Ebola” tashmë ka mbërritur edhe në Evropë. Autoritetet spanjolle kanë konfirmuar se një prift 75 vjeçar ka rezultuar pozitiv ndaj virusit dhe është infektuar teksa jepte kontributin e tij humanitar në një spital në Liberi. Gjendja e tij shëndetësore është kritike.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike(IKSHB), Naser Ramadani, në një prononcim për Telegrafin ka theksuar se qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë që të bëjnë panik për mundësinë e përhapjes së virusit vdekjeprurës të njohur si “Ebola”, në vendin tonë.

Sipas tij, instituti që ai përfaqëson i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për parandalimin e këtij virusi.

Ramadani ka thënë se nuk ka nevojë për shqetësime, pasi që Instituti ka shtuar masat e posaçme parandaluese.

Edhe nga ministria e Shëndetësisë, kanë deklaruar se epidemia “Ebola”, nuk parashihet që të ketë ndonjë shpërthim masiv, madje siç pohoi ai kjo epidemi përhapet vetëm me rrugë ajrore.

Zëdhënësi i MSH-së, Faik Hoti, ka theksuar të martën se në bazë të zhvillimit të deri tanishëm të epidemisë e cila ka goditur disa vende të Afrikës Perëndimore nuk parashihet që të ketë ndonjë shpërthim masiv në kontinentet e tjera, duke pasur parasysh faktin se për dallim nga disa virusë tjerë, virusi i Ebola nuk përhapet me rrugë aerogjenë por me rrugë ajrore.

“Megjithatë rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë që të gjitha sistemet shëndetësore të vendeve të ndryshme të jenë të përgatitura t’i mobilizojnë kapacitetet e veta dhe të jenë në gjendje gatishmërie për t’u përballur me raste eventuale. Tash për tash OBSH-ja nuk ka rekomanduar masa ekstreme, karantinë apo ndonjë masë tjetër, mirëpo sidoqoftë kujdesi asnjëherë nuk është i tepërt dhe sistemet shëndetësore të secilit vend duhet të jenë të përgatitura për t’u ballafaquar me ndonjë rast eventual”, ka deklaruar Hoti. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria “Kurti 4”,...

Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47...

Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të...