Vinicius: Guximi im i ndihmon Real Madridit kur është duke humbur

PUBLIKUAR

Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, këmbëngul se nuk ka frikë ta marrë topin në këmbë kur skuadra e tij është nën presion të madhe dhe përjeton çaste të vështira.

Real Madridi – i cili e bleu sulmuesin brazilian në vitin 2018 për 45 milionë euro nga Flamengo – mbështetet në si një yll i së ardhmes, transmeton Gazeta Express.

Vinicius shpalosi në një intervistë se çfarë e motivon dhe sesi është si person dhe si futbollist.

“Natyra ime e guximshme i ndihmon ekipit kur jemi duke humbur apo duke barazuar. Unë nuk kam frikë ta humbasë topin apo të luaj lirshëm”, tha Vinicius për revistën britanike Gaffer.

“Kështu do të jem gjithmonë, në mënyrë që njerëzit të kenë besim te unë. Do të thosha se arma ime më të fortë është se e kam mendjen e kthjellët gjithmonë. Unë kurrë nuk dorëzohem. Asnjëherë. Unë gjithmonë i mbroj fuqishëm atë për të cilën jam i bindur”, shtoi ai.

20-vjeçari i ka bërë 20 paraqitje për skuadrën e Zinedine Zidane deri tani këtë sezon në të gjitha garat, duke ndihmuar me tri gola dhe tri asiste. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...