“Vidovdani” në Gazimestan: Shoqërohen në polici 37 persona

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë manifestimit të “Vidovdanit” gjatë ditës së sotme, nuk është raportuar për ndonjë incident.

Përmes një komunikate për media, Policia ka bërë të ditur se 37 persona janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, të cilët kanë provokuar masën me thirrje provokuese me elemente të nxitjes së urrejtjes, në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe një personi i është shqiptuar gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike, transmeton Klankosova.tv.

“Të gjitha veprimet policore janë duke u realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ku pas intervistimit 37 persona janë proceduar në gjykatë dhe janë në pritje të vendimit nga gjykata”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se pas përfundimit të aktiviteteve në orët e pasdites të gjithë pjesëmarrësit janë shpërndarë të qetë.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet murali i krerëve të UÇK-së: Prishtina pret kthimin e çlirimtarëve

Është përfunduar sot në Prishtinë murali kushtuar kujtesës së luftës, sakrificës dhe lirisë, i...

Kuvendi çon njoftim për seancën e nesërme – në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve

Drejtoria për Komunikim e Kuvendit të Republikës së Kosovës përmes një komunikate për media...

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy kantiere ndërtimi në Drenas dhe Gjakovë

Inspektorati Qendror i Punës, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për mbikëqyrjen e zbatimit...