Vidhet arka me 1.800 euro e Ministrisë për Kthim dhe Komunitete

PUBLIKUAR

Në Ministrinë për Kthim dhe Komunitete, është kryer një vjedhje.

Rasti ka ndodhur të dielën e javës së kaluar. Aty është vjedhur arka në të cilën ruhen paratë që shërbejnë për  kryerjen e pagesave të ndryshme.

Siç raporton RTK-ja, kjo vjedhje ka ndodhur edhe pse në këtë institucion ka shumë kamera të sigurisë.

Televizioni raporton kjo vjedhje është konfirmuar të ketë ndodhur nga Ministria për Kthim dhe Komunitete dhe Policia e Kosovës.

Është bërë e ditur se në arkën që është vjedhur kanë qenë 1.800 euro.

Vjedhja ka ndodhur të dielën në mbrëmje, kurse të hënën kur punëtorët kanë dalë në punë,ata kanë parë çfarë ka ndodhur dhe kanë lajmëruar policinë.

Rasti është denoncuar në stacionin policor në Fushë Kosovë ku edhe është hapur si rast i një vjedhjeje të rëndë./lajmi.net

SHIKO MË SHUMË

Presidentja Shiroka-Pula priti në një takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, priti sot në një takim kreun e...

Sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë (Video)

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar gjatë mbledhjes së Kryesisë se...

6 raste të dhunës në familje brenda 24-orëve të fundit, disa të arrestuar

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka bërë të ditur se në...