Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, priti sot në një takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava, i cili e uroi për marrjen e detyrës dhe i dëshiroi suksese në ushtrimin e mandatit.
Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëjetesës ndërfetare dhe ruajtjen e traditës së tolerancës, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë në shoqërinë kosovare.
Presidentja Shiroka-Pula vlerësoi kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës në promovimin e harmonisë ndërfetare dhe në forcimin e vlerave të solidaritetit, paqes dhe mirëkuptimit ndërmjet qytetarëve.
Ajo theksoi se bashkëjetesa ndërfetare dhe respektimi i diversitetit janë vlera të rëndësishme të shoqërisë së Kosovës dhe pjesë e identitetit të saj qytetar, të cilat duhet të ruhen e të kultivohen edhe në të ardhmen.


