Vidhen shtëpitë në Lipjan, 5 persona të arrestuar nga Policia, lirohen!

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit është duke u përballur me një problem serioz veçmas në këtë vit.

Vjedhjet e shtëpive janë ato që janë shtuar në mas të madhe, raporton gazetablic.com

Në Lipjan është rritur numëri i vjedhjeve të shtëpive. Është shqetësuese, vidhen nga 6 shtëpi përnjëherë. Hajnat marrin çdo gjë me vlerë dhe largohen pa i vërejtur askush nga banorët. Ata duket se janë profesionistë për vjedhje”, kështu i ka thënë Gazetë Blic një qytetar i kësaj komune në kushte anonimiteti.

Pas raportimit të qytetarit, Gazeta Blic mënjëherë ka kontaktuar policinë regjionale të Prishtinës dhe një gjë të tillë e kanë konfirmuar edhe ata.

LEXO:  Aksion i Policisë në Pejë e Deçan

Raste të vjedhjeve të shtëpive kemi pasur të raportuara dhe si përgjigje ndaj kësaj, policia ka ndërmarrë veprime të shtuara operative të cilat janë kombinuar edhe me ato të hetimit që kanë rezultuar  me uljën në mase të madhe të  vjedhjeve të shtëpive. Ndërkohë që është duke u punuar në identifikimin e të dyshuarve sipas informative të marrura nga tereni”, ka thënë policia, raporton gazetablic.com

Për vjedhje të shtëpive si të dyshuar janë arrestuar 5 persona, por të njëjtit janë liruar mënjëherë pas intervistimit, thuhet më tej në përgjigjen e PK-së, dhënë Gazetës Blic.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...