Video-lojërat e ndryshojnë trurin e të rinjve dhe i bëjnë ata më të pamëshirshëm

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Video-lojërat e dhunshme e ndryshojnë trurin e të rinjve në atë mënyrë që e reduktojnë aftësinë për t’i kuptuar emocionet bazike njerëzore dhe i bëjnë ata më pak të mëshirshëm.

Në një studim të publikuar në revistën ‘Social Affective and Cognitive Neuroscience’, pohohet se video-lojërat si ‘Call of Duty’ ndërlidhen me më pak mëshirë dhe lojërat e tilla i bëjnë të rinjtë më të ‘ftohët’, më pak të ndjeshëm dhe të pakontrolluar në situata të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Në një eksperiment të udhëhequr nga shkencëtarja Laura Stockdale, kishin marrë pjesë persona të cilët luajnë rrallë dhe persona që luajnë shpesh video-lojëra të tilla.

Nëse 30 orë në javë i kaloni duke luajtur video-lojëra, atëherë konsideroheni se luani shumë.

Studimi kishte analizuar tri lojëra të natyrës së dhunshme dhe jo të dhunshme. Në grupin e atyre që kishin luajtur video-lojëra të dhunshme kishin qenë 30 persona, ndërsa në grupin që kishin luajtur video-lojëra jo të dhunshme kishin qenë 31 persona.

Që të gjithë pjesëmarrësit kishin qenë mesatarisht të moshës 21 vjet.

Pastaj ishin analizuar valët e trurit të tyre.

Në fund, atyre u ishin shfaqur imazhe që përmbanin fotografi të fytyrave të frikësuara dhe të buzëqeshura të njerëze.

Personat që kishin luajtur video-lojëra të dhunshme nuk kishin pasur ndonjë reagim emocional ndaj fytyrave të frikshme, gjë që tregon se ata janë më të “pandjeshëm” për shkak të ekspozimit të madh ndaj dhunës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...