Një nënë e tmerruar po filmonte djalin e saj të vogël duke luajtur me një çadër nën strehën që sillte sasi të konsiderueshme uji nga reshjet e shiut. Papritur, një rrufe e fuqishme goditi oborrin, vetëm 1 metër larg.
Djali 12 vjeçar po qëndronte nën derdhje e çatisë, duke përdorur një çadër për të mbrojtur trupin e tij në kopsht në Posadas, Argjentinë. Carolina Koturm, e cila po xhironte djalin e saj, lëshon menjëherë telefonin me të cilin po filmonte të birin, ndërsa oborri mbushet me flakë.


