Vidal mburret për trofetë e fituar, Pique tallet me të: “Kollaj kundër ekipeve të dobëta”

PUBLIKUAR

Mesfushori i Interit, Arturo Vidal, është mburrur me kabinetin e pasuruar me trofe të shumtë, por jo të gjithë kanë mbetur të mahnitur me numrin e madh të titujve që kiliani i ka fituar gjatë karrierës.

Njëri prej tyre ishte edhe ish-bashkëlojtari i tij te Barcelona, Gerard Pique, i cili e talli publikisht Vidalin, transmeton Gazeta Express.

Fitimi i titullit në Serie A nga Interi në fundjavë nënkupton se Vidal i ka fituar 12 tituj lige në 15 sezonet e fundit kudo që ka luajtur.

Ai e ndau këtë arritje në rrjetet sociale, duke i falënderuar ish-klubet dhe ish-bashkëlojtarët dhe bashkëlojtarët e tanishëm.

“Shumë vite, shumë bashkëlojtarë, klube të mëdha dhe shumë tifozë, iu jam mirënjohës të gjithëve që kanë qenë me mua në secilën arritje”, shkroi Vidal.

Derisa shumë ndjekës e uruan Vidalin, Pique pati një mendim tjetër.

“Nëse luan kundër të dobëtëve… hajt në Ligën e Kampionëve” i shkroi Pique kilianit. /Gazeta Express/

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...