Veturat që voziten vet, do të ndikojnë në ndryshimin e enterierit

PUBLIKUAR

Brenda disa vitesh, veturat pa shoferë do të jenë në dispozicion të klientëve, ndërsa që tani ka filluar influenca e tyre në dukjen e interierëve të veturave.

Gjatë një fjalimi në ‘WorldsAuto Interiors Conference’, Andrew Smith – drejtor ekzekutiv në ‘Cadillac’ – ka thënë se “Dizajnerët janë duke menduar që tani që të ndryshojnë brendësinë e veturave që vetë-voziten”.

Sipas tij, qëndrimi dhe akomodimi i udhëtarëve në një veturë pa shofer do të ndryshojë në mënyrë drastike në krahasim me veturën e zakonshme, transmeton Telegrafi.

“A duhet që secili udhëtar të jetë i ulur me fytyrë nga rruga, në këtë lloj veture? Çfarë do të bëjnë ata gjatë kohës kur udhëtojnë, e askush nuk ka nevojë të vozis”, ka thënë Smith. “Një tjetër sfidë është se si do të jetë rregullimi dhe mënyra e vendosjes së gjërave, si ekrane apo tabletë, të cilat do t’i përdorin pasagjerët, ndërsa kanë kohë të lirë dhe mundësi të përdorimit me lehtësi”.

“Dizajnerëve po u kërkohet që të shfrytëzojnë imagjinatën, për të krijuar një ambient të brendshme sa më të favorshëm për klientët e veturave pa shofer”, ka shtuar më tej Smith.

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...