Veturat nga Hyundai dhe Kia, me ndryshime në dukje në të ardhmen (Foto)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...

Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit

(Përditësuar, ora 13:11)- Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka...

Shefi i dizajnit, kërkon më shumë ndryshime në dukje

Do të ishte nënvlerësim, nëse thuhet se Hyundai Sonata e re, nuk e ka pamjen e mirë, transmeton Telegrafi.

Modeli që lansohet gjatë vitit që vjen, është rival i fuqishëm në kategorinë e sedanëve të mesëm, ku ndodhet edhe Optima, për të cilin Kia thot se është një makinë me dukje shumë të mirë.

Autocar raporton se veturat e reja nga Hyundai, Kia, si dhe Genesis, do të kenë ndryshime në dukje në të ardhmen, pasi kështu ka vendosur shefi i dizajnit, i kompanisë që i ka të tri kompanitë në pronësi.

Zyrtari i auto grupit Korean, Luc Doncerwolke ka njoftuar se duhet ndryshuar filozofia dizajnuese e modeleve, në mënyrë që të dallojnë prej tjerave, të identifikohen dhe të mos jenë homogjene si deri më tani.

“Do të kenë një gjuhë të re dizajnuese në mbarë botën, duam t’i diferencojmë të gjitha. Për momentin, modelet ngjajnë si kukullat ruse, që janë të njëjta, me madhësi të ndryshme” ka thënë Doncerwolke.

Megjithëse nuk është thënë konkretisht se si do të duken, është thënë se veturat e reja nga Hyundai dhe Kia, do të jenë si figurat e shahut, që kanë karakterin dhe funksionin e vet, ndërsa dallohet se përkasinë në kompaninë e caktuar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...