Veturat më të mira suedeze te të gjitha kohërave: Prej modeleve bajate deri te ato shumë atraktive

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...

Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit

(Përditësuar, ora 13:11)- Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka...

Udhëtimi i këndshëm i ndryshimit të veturave suedeze, sa i përket dukjes së jashtme dhe fuqisë në brendi

Suedia është shtëpi e më se dhjetë milionë banorëve dhe megjithëse nuk ka territor aq të madh, për nivelin dhe kualitetin e prodhimtarisë automobilistike, është e njohur në mbarë botën, transmeton Telegrafi.

Njihet për tri modele shumë të famshme botërore, si Saab që me nuk është në funksion, Volvo që së fundmi është rikthyer fuqishëm dhe hiper-makinë shumë të dëshirueshme Koenigsegg. Ky shtet, është i njohur mirë edhe për prodhimin e makinave të madha si Scania AB dhe Volvo AB.

Rezultati i punës, kualitetit, si dhe çmimeve ekonomike, ka bërë që 85 për qind e veturave për pasagjerë dhe 95 për qind e makina të mëdha të transportimit të eksportohen në mbarë botën. Përzierja e kulturës suedeze për vetura dhe motit të ftohtë suedez, kanë qenë inspirim i disa prej modele më të mira që vijnë nga ky shtet.

Derisa nuk kanë qenë gjithnjë aq të mira, janë përzgjedhur disa prej këtyre modeleve, prej bajate deri në shumë atraktive, që janë prodhuar gjatë kohës.

Volvo 240 Estate

Megjithëse kishte dukje bajate, kjo makine ishte në prodhim për më se 20 vite, derisa e dëshmoi se Volvo prodhon vetura që kanë siguri shumë të lartë. Nuk është rastësisht në krye të listës, sepse është një makinë që u bë simbol i veturës familjarë të kohës, përkundër dukjes jo të mirë.

Saab 900 Turbo

Ishte ndër veturat më të kërkuara nga viti 1978 deri më 1998, kur u largua përfundimisht nga prodhimi. Arritja e veturave të reja dhe me teknologji shumë më të lartë, kanë bërë që Saab të mos ekzistojë më.

Volvo P1800

Për një kohë të gjatë, Volvo nuk është njohur për modele që duken mirë, mirëpo me investimin në dizajnerë të rinj, në vitin 1963 është krijuar modeli P1800 që dukej shumë bukur. Madje, si pjesë e një reklame, ishte thënë se është sikur një Ferrari suedez.

Saab 92

Ky model ishte i pari, të cilin Saab e nxori nga prodhimi, ndërsa kishte dukje të inspiruar nga pajisjet aeronautike. Modeli 92, ishte në dispozicion në vetëm një ngjyrë, derisa ishte më shumë i kërkuar për familjarë.

Saab Sonett

Volvo nuk ishte i vetmi prodhues që solli makinë të bukur, pasi këtyre hapave shkoi edhe Saab, duke krijuar një model si Sonett, që ishte i dedikuar edhe për gara. Ishte planifikuar të ndërtohej në 2,000 njësi, por nga prodhimi nuk kanë dalë më shumë se gjashtë, duke e bërë një model tepër të rrallë.

Saab 96

World Rally Championship ishte aktiviteti ku u bë pjesë Saab 96, duke bërë që ky model të hyjë në hartën e makinave botërore. Që atëherë, kërkesa për këtë model, ishte e pandalshme.

Volvo 850 T5 / T-5R / R

Askush nuk dukej se kishte nevojë për një Volvo, derisa nuk u prezantua modeli 850 në tri versionet, si T5, T-5R dhe R, që e ngriti në kërkesën në një nivel shumë të lartë. Me motorin e 243 kuaj fuqive nga Porsche dhe rrota Pirrelli, ky model u bë shumë i kërkuar në treg.

Saab 9-5 Aero

Ishte koha kur makinat nisën të fuqizoheshin dhe përjashtim nuk bëri as Saab me modelin 9-5 Aero, i cili mund të prodhonte deri në 260 kuaj fuqi. Kapacitet shumë më i lartë, se disa makina që i kishte rivale.

Volvo S60 dhe V60 Polestar

Këto vetura moderne, janë shumë të pëlqyera për shkak të dukjes së mirë dhe çmimit të favorshëm. Mundësia që nga zero deri në 100 kilometra në orë, të arrijë për 4.5 sekonda i bënë edhe shumë atraktive për blerësit.

Koenigsegg Agera RS

Adhuruesit e super-makinave, Koenigsegg Agera RS, e kanë konsideruar si kremin e këtyre makinave të fuqishme. Shpejtësinë nga zero deri në 400 kilometra në orë si dhe kthimin sërish në zero, kjo makinë mund ta arrijë për 33.29 sekonda. Rekord tjetër i kësaj makine suedeze, është shpejtësia deri në 447 kilometra në orë, që e bëjnë një super-makinë shumë të mirë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...