Veturat më të kërkuara në Google gjatë vitit 2016 (Foto)

PUBLIKUAR

Ueb-faqja më e popullarizuar për kërkime të ndryshme, ka publikuar listën e dhjetë veturave që janë kërkuar më së shumti gjatë vitit që po e lëmë pas.

Automobili që është kërkuar më së shumti gjatë 2016-ës, është Honda, transmeton Telegrafi.

Kjo besohet se është, shkaku i modelit Civic që ka ngjallur shumë vëmendje, posaçërisht pasi Type R, është vendosur të lansohet edhe në Shtetet e Bashkuara.

Mercedes-Benz ndodhet në vendin e dytë, pas thashethemeve për një hipermakinë dhe modelit X-Class me hapësirën për bartjen e mallrave.

Në vendin e tretë është Tesla, me lajmet e pafund për makina të avancuara, lirimin e Model X, si dhe problemeve me autopilot.

Listën e automobilave më të kërkuar në Google për këtë vit, e vazhdojnë Lamborghini, Volvo, Ford, Jaguar, Bentley, Maserati dhe e përmbyllë Rolls-Royce. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...