Policia Kosovës ka njoftuar se dje në Lipjan në ora 22:19 është arrestuar një person pasi që i njejti me veturën e ti ka goditur një këmbësor i cili ka marrë lëndime të rënda.
“Lipjan 30.04.2019 – 22:19. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti me veturë nga pa kujdesia ka goditur këmbësorin mashkull K-Shqiptar”, thuhet në raport.
Po ashtu është bërë e ditur se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në fund.


