Vetura e punuar tërësisht nga titaniumi, ka një çmim mjaftë të lartë (Foto)

PUBLIKUAR

Kompanitë italiane dhe kineze, kanë bashkuar forcat për të sjellë ‘ikonën’ që është e punuar tërësisht nga titaniumi.

Icona Vulcano Titanium është punuar me dorë për 12 muaj, dhe në fillim të shtatorit do të jetë gati për shitje, transmeton Telegrafi.

Por, sa do të kushtojë kjo super-makinë?

Vetëm blerësit me xhepa të thellë, kanë mundësi të paguajnë për automobilin e veçantë që ka çmimin fillestar prej 2.5 milionë euro.

Sidoqoftë, pronari i makinës 6.2-litra V8 që ka 670-kuaj fuqi, mund të përjetojë vozitjen në komoditet dhe shpejtësi të lartë. Për shkak të motorit dhe ndërtimit të posaçëm, kjo veturë e arrin shpejtësinë nga zero deri në 100 km/h për 2.8-sekonda.

Në fotografitë e postuara më poshtë, mund t’i shihni nga afër makinën që është e para e punuar tërësisht me titanium. /Telegrafi/

Vetura e punuar tërësisht nga titaniumi ka nje çmim mjafte te larte foto 2

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...